Zbulohen fjalët e Granit Xhakës që ndihmuan ekipin e Zvicrës për të eliminuar Francën (Video)

Mbrëmë Zvicra eliminoi fituesin e Kupës së Botës, Francë, me anët të penalltive (5-4), pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Derisa kishin përfunduar 120 minuta lojë, Xhaka mblodhi të gjithë lojtarët në rreth dhe filloi fjalimin e tij motivues.

“Pas rezultatit 3-1, ata menduan se gjithçka përfundoi. Ne jemi dukshëm ekipi më i mirë dhe e meritojmë të shkruajmë historinë. Fokusohuni, të qetë, do ta bëjmë këtë. Ne do t’ia dalim”, ishin fjalët e kapitenit të Zvicrës.

Tifozët ishin mbrëmë dëshmitarë të njërës ndër befasitë më të mëdha në histori të futbollit, e Helvetikët e motivuar në çerekfinale do të takohen me Spanjën që eliminoi Kroacinë me rezultat 5-3.