Franca dhe Zvicra – Drejtpërdrejt

Franca dhe Zvicra do të përballen mes vete në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian, Euro 2020. Do të jetë një sfidë shumë interesante e dy Kombëtareve fqinje, të cilat synojnë të shkojnë në çerekfinale.

Por njëra sonte do të përshëndetet me këtë evropian, derisa na pret një sfidë jashtëzakonisht interesante në Nationala Arena në Bukuresht me fillim nga ora 21:00.

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të jenë në fushë nga minuta e parë, derisa rastin për inkuadrim e pret edhe shqiptari tjetër te Zvicra, Admir Mehmedi.

Didier Deschamps ka mungesa të mëdha si Ousmane Dembele e Lucas Digne, derisa në dyshim janë edhe lojtarët si Thomas Lemar, Marcus Thuram e Lucas Hernandez.

Shiko ketu ndeshjen  – LIVE