Zbulohen shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit në Mushtisht të Suharekës

Në fshatin Mushtisht të Suharekës, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, janë zbuluar shtatoret e e ideologut të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, Hasan Prishtina, dhe ajo e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, shkruan Fokusi.info.

Të pranishëm në këtë përurim ishin ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisu, ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj, Faton Klinaku, ud. i kryetarit të OVLUÇK-së, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Marin Mema.

Të pranishëm ishin edhe qindra qytetarë nga ky fshat, si dhe nga niveli komunal.

Postimi i plotë i Faton Klinakut:

Në nëntorin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ismail Qemalit, Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëmë homazhe në Prekaz, vizituam familjen Jashari ku u pritëm nga baca Rifat, e mëpastaj morëm pjesë në Mushtisht të Therandës në zbulimin e shtatoreve të heronjëve Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.