Formacionet zyrtare: Gjermani – Holandë

Mbrëmjen e sotme vazhdon seria e eliminatoreve ku nuk do të mungojnë përballjet e emrave të mëdhenj evropian. Gjermania dhe Holanda bëhen gati për t’u përballur për herë të katërt në harkun e 11 muajve të fundit. Ndeshja fillon në ora 20:45, shkruan Fokusi.info.

Vitin e kaluar “tulipanët” fillimisht fituan 3-0 në Amsterdam, ndërsa më pas barazuan 2-2 në Gelsenkirchen, rezultate që influencuan ndjeshëm për të zbritur “panzer”-at një divizion më poshtë në Ligën e Kombeve, ndërsa tani bëhet fjalë për duelin e kthimit, për sa i përket ndeshjeve kualifikuese për kampionatin e ardhshëm europian. Në mars në takimin e luajtur në Johan Cruijff Arena ekipi i drejtuar nga Joachim Low mori fitoren e parë brenda në Holandë, pas plot 23 vjetësh.

Por në Grupin C kryesuese është Irlanda e Veriut me një ndeshje më shumë se të tjerët. Gjermania e sheh veten në vendin e dytë me pikë të plota, pas tre sfidave të para, ndërsa Holanda ndjek nga pas me 3 pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e luajtura.

Po në orën 20:45 do të luhet gjithashtu edhe takimi tjetër Sllovaki-Kroaci. Ndeshje e vlefshme për Grupin E. Të dyja këto përfaqësuese qëndrojnë pranë e pranë në kuotë të njëjtë pikësh 6, pra vetëm 3 pikë poshtë Hungarisë, që ka luajtur një ndeshje më shumë

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare: