Zbulohet “biseda” mes Kurtit dhe Mustafës

Përfundimi pa sukses i takimit të djeshëm ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Kjo ka nxitur publicistin Adriatik Kelmendi, që ta zhvilloj “bisedën” imagjinare ndërmjet dy liderëve.

Në vazhdim ndiqeni këtë “bisedë” imagjinare:

Takimi Albini – Profa, episodi IV:

– Si je, prof? Çka ka të re?

– Hiç Albin, te ti?

– Me të vjetra?

– Ani?!

– Qe valla!

– Qysh po ia bëjmë?

– Fol ti i pari.

– Jo, fol ti i pari, më i vjetër je.

– Jo, ti ke dalë më i votuem. Tash ti fol.

– Ani, çka me thanë?

– A jemi në rregull për Presidentin?

– Valla s’di çka të them.

– E pse u takuam?

– S’di. Ti tregomë, prof.

– Ani, a çohem?

– Po presim edhe pak se po thonë kemi mospajtime.

– Pse a s’kemi a?

– S’besoj që kemi.

– Jo, jo, s’kemi.

– Ani, po çohemi, pra! Veç çka me thanë për media?

– Ti mendo çka, ti ke fitu!

– Po takohem prapë, a po?

– Po, po, gjithqysh!