Zbulohet emri që do të rivalizojë Berishën për kryetar të PD-së

Ibsen Elezi është kandidati i dytë për kryetar të Partisë Demokratike, pas asaj të zyrtarizuar tashmë të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Këtë e bën të ditur burime për A2 CNN, duke thënë se Elezi i ka dorëzuar dokumentet në Komisionin Operacional zgjedhor të PD-së.

Para disa vitesh Elezi ka mbajtur postin e kryetarit të degës në Kukës, ndërkohë që pas 25 Prillit ai ishte ndër të paret që kërkoi largimin e Bashës dhe tani është kritik edhe ndaj Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit.

7 Maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për procesin zgjedhor për kryetar të PD, shkruan A2 CNN.