Zbulohet identiteti i të riut që u mbyt në lumin Shkumbin

Një person është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Shkumbin në segmentin që ndodhet afër fshatit Jagodinë.

Policia ka identifikuar viktimën, Eridion Topi 28-vjeç, banues në Tiranë dhe që i përkiste komunitetit rom.

Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje, aksident apo vrasje e qëllimshëm.