Zbulohet një rast i pazakontë i ”lopës së çmendur”

Një rast i pazakontë i encefalopatisë sponxhiforme të gjedhit, e ashtuquajtur sëmundja e “lopës së çmendur”, është zbuluar në Zvicër.

Megjithatë, ajo nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, njoftoi sot Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (OSAV) në Zvicër, transmeton lajmi.net.

“Analiza e kryer tregoi se nuk bëhej fjalë për një formë klasike, por për një formë të pazakontë të sëmundjes”, theksuan autoritetet, nëpërmjet një deklarate.

“Kjo formë e pazakontë nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve”, potencoi zëdhënësja e OSAV-it.Rasti iu bë me dije Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve si edhe BE-së.