Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit, Enver Tahiri (Video)

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit, Enver Tahiri, sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Stroc të Komunës së Vushtrrisë, raporton Fokusi.info.

Në këtë eveniment morën pjesë përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga niveli qendror dhe lokal, përfaqësues të institucioneve komunale, pjesëtarë të FSK-së, Policisë së Kosovës, komandantë,bashkëluftëtarë, qytetarë dhe familjarë.

Me këtë rast, fjalë rasti për ta nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit mbajtën: Besim Muzaqi, nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Fatmir Humolli, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nënzonën e Çyçavicës, Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Safet Hasani, bashkëluftëtar dhe bashkëvendas i dëshmorit.

Me këtë rast, Besim Haliti, këngëtar dhe bashkëluftëtar i dëshmorit, këndoi këngë kushtuar dëshmorit Enver Tahiri.

Po ashtu, u recituan edhe poezi për dëshmorin dhe dëshmorët e kombit.

Në emër të familjes së dëshmorit Enver Tahiri, të pranishmit i përshëndeti i vëllai i dëshmorit, Naser Tahiri./Fokusi.info/