Zbulohet Pllaka përkujtimore në Bazën Ushtarake të Batalionit të Parë të Brigadës 142 të ZOSH të UÇK-së

Në fshatin Strofc të Vushtrrisë, me rastin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë është zbuluar pllaka përkujtimore në shtëpinë ku ka qenë e vendosur Baza ushtarake e Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës së UÇK-së, shkruan Fokusi.info.

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë bashkluftëtarë nga Shkupi, Ferizaj, Kaçaniku, e vende tjera, veteran dhe familja e Fatmir Aliut që gjithë shtëpinë e kishte kthyer në bazë ushtarake të UÇK-së.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vlerësuar lartë kontributin e ushtarëve të UÇK-së në Çyçavicë,por edhe familjeve që i hapën derën dhe e përkrahen pa rezervë UÇK-në.

Ndërsa, komandanti i Batalionit të Batalionit të -I- të Brigadës 142 të ZOSH të UÇK-së, Aziz Bici tha se aq mirë ishte e organizuar UÇK në atë zonë dhe aq shumë kishte përkrahje nga banorët, sa ajo zonë ishte dhe mbeti e pashkelur nga makineria serbe e cila hasi në një rezistencë të madhe.

Për luftën e Artakollit dhe të Strofcit foli edhe ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku – ish luftëtarë i asaj zone, i cili ishte kthyer nga Britania e Madhe për të ju bashkuar radhëve të UÇK -së. Ai evokuoi disa kujtime nga koha e luftës.

Në emër të familjes Aliu, por edhe të bashkëluftëtarëve të Artakollit ka folur edhe Gëzim Saraçi.