Zëdhënësi i LVV-së linçon gazetarët pasi bojkotuan konferencën e Hajdarit

Zëdhënësi i Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka linçuar mediat që bojkotuan konferencën e Rozeta Hajdarit.

Ai ka thënë se Hajdari “i ka prekur në damarë të krimit, andaj reagojnë”.

“I ka prekur në damare të krimit, andaj reagojnë. Me ministren Hajdari”, ka shkruar ai.

Ndryshe, gazetarët e shumicës prej mediave të Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari.

Ministrja Hajdari kishte paralajmëruar konferencë për sot, sipas saj me qëllim të sqarimit për pezullimin e licencës së mediumit “Klan Kosova”.

Megjithatë gazetarët i kanë marrë mikrofonët dhe kamerat dhe janë larguar nga salla e konferencave.

Kjo si shenjë revolte për vendimin për mbylljen e Klan Kosovës.

Bojkoti ndaj ministres së Qeverisë së Albin Kurtit vjen vetem një ditë pasi gazetarët protestuan në sheshet e Prishtinës kundër vendimit.