Aksion i gjerë i Policisë dhe i Doganës në Kosovë, priten shumë arrestime

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë nisur një aksion të gjerë në gjithë territorin e vendit.

Burime të Koha.net brenda Policisë dhe Doganës kanë bërë të ditur se rreth 400 zyrtarë policorë e hetues të Doganës po merren me aksionin anti-kontrabandë në gjithë territorin.

“Aksioni anti-kontrabandë po zhvillohet në gjithë vendin. Në shumë pjesë të vendit, përfshirë edhe veriun, pritet të ketë shumë arrestime”, ka thënë ky burim.