Zëdhënësi i Qeverisë: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit në 8 pika

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka akuzuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Ohrit në tetë pikat e saj. Sipas tij, dialogu mund të ketë progres vetëm kur Serbia ta zbatojë në tërësi marrëveshjen.

“Deri më tani Serbia ka shkelur më së paku tetë nene të Marrëveshjen Bazike, preambulën e saj dhe një nen të Planit të Zbatimit. Progres në dialog ka atëherë kur ka respektim të marrëveshjeve. E ne besojmë që Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i saj duhet të zbatohet e plotë, shpejtë dhe pa kushte” tha Kryeziu për RTV21.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen urgjentisht procesin të dialogut në Bruksel për gjetjen e zgjidhjes për uljen e tensioneve në veri të vendit. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka ftuar për këtë javë takim të nivelit të lartë Kurt-Vuciq. Kryeministri Kurti ka pranuar të takohet me presidentin Vuçiq, siç ka thënë për të, kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar. Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ka thënë se nuk do të takohet me Kurtin për shkak se, sipas tij, Kurti nuk është i interesuar për dialog.