E konfirmon Lutfi Haziri: Po shkojmë drejt marrëveshjes

Nënkryetari dhe shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së lutfi Haziri në një dalje për mediat ka folur mbi zhvillimet e fundit rreth koalicionit LDK-LVV. Haziri ka thënë që po punohet intensivisht për një marrëveshje por pa definuar zurtarisht diçka.

“Po punohet nga kryetarët e të dy partive për arritjen e një marrëveshjeje parazgjedhore. Në politika sektoriale i kemi definu, ne e kemi kandidatin për kryeministër nga LDK-ja që duam ta bëjmë kryeministre të Kosovës dhe ato kanë kandidatin e tyre. Ne po punojmë me u bashku, besoj që bashkimi po ndodh”, ka thënë Haziri .

Gjatë ditës së sotme është takuar edhe kryeatri i LDK-se dhe VV-se.