Zëdhënësi i VV-së “çele guri gojën” për hajninë në rezerva shtetërore: Tregon cili është sikleti në tri pika

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka shpërndarë pëlqime me të madhe nëpër ministra e deputetë. Cilido që linçonte e sulmonte mediat, prokurorët e gjyqtarët, aty nuk kishte si të mungonte Manxhuka.

Por, ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për hajninë me rezerva shtetërore. Dëmi ku llogaritet të jetë rreth 600 mijë euro.

Ai në facebook ka treguar sikletin në tri pika, por që nuk ka treguar siklet i kujt. Aty e ka numëruar Vettingun, Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të cilin ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Sikleti në 3 pika:

Vettingu;

Byroja e Konfiskimit të Pasurisë;

Ligji i ri për Këshillin Prokurorial.

Jo rastësisht nomenklatura e moçme i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese këto.