Zeka: Albin Kurti nuk është i gatshëm për Kryeministër

0
248

Milaim Zeka, kryetar i PEK-ut, gjatë emisionit “Debat Plus” në televizionin Dukagjini ka deklaruar se e konsideron të gabuar mënyrën e komunikimit ndërmjet LVV dhe LDK-së rreth ndarjes së posteve ministrore përmes rrjeteve sociale.

“Vlimi i brendshëm i Isa Mustafës tregon se ai nuk lëshon pe. Kam eksperiencë nga arritja e koalicionit LDK-PDK. Isa i pati thënë Thaçit këtu nuk lëshoj pe dhe Ministria e Brendshme i takoi Skënder Hysenit”, tha ai.

Sipas Zekës, Vetëvendosja po përgatitet për të shkuar në zgjedhje të reja, pasi që gjasat për arritjen e një koalicioni qeverisës janë minimale.

“Albin Kurti për momentin nuk po e sheh veten në një pozitë të përshtatshme për të udhëhequr Kosovën në postin e kryeministrit, pasi që kjo është qeveri e dialogut, i cili është esencial. Albin Kurti ndoshta po thotë nuk është koha ime, pasi e di se në këtë proces mund të digjet shumë keq”, u shpreh ai.