Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Marrakech 2019”

Laura Fazliu ka fituar medaljen më të rëndësishme në karrierën e saj. Xhudistja jonë fitoi të bronztën në kampionatin botëror për junior (U-21), që po mbahet në Marrakech të Marokut, shkruan Fokusi.info.

Fazliu në luftën për të bronztën përmes repesazhit mposhti me Ippon Renata Zachovan e Republikës së Çekisë, kategoria -63 kg.

Fazliu fitoi pesë luftëra, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale.

Botërori i juniorëve shërben edhe për pikë Olimpike Tokio 2020. Urime Laurës dhe gjithë komunitetit të xhudos.