Çitaku i përgjigjet shefit të UNMIK’ut: Zyrtari juaj deshi të bëhet mburojë për bandat serbe në veri

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, i cili tha se nuk do ta falin dhunën që ua shkaktuan zyrtarëve të UNMIK-ut, Policia e Kosovës, gjatë arrestimit.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar me profesionalizëm gjatë arrestimit të zyrtarit rus të UNMIK-ut, i cili vullnetarisht ka dashur të bëhet mburojë për bandat kriminale serbe në veri dhe të parandalojë autoritetet e shtetit të Kosovës të kryejnë detyrën e tyre.

“Çfarë do të ndodhte sikur dikush nga ne këtu të parandalojë operacionin e policisë kundër kriminalëve në Nju Jork, Berlin, Moskë, Paris… Aksioni policor është incizuar dhe i është prezantuar opinionit në tërësi. Xhirimi tregon se zyrtarët e UNMIK-ut kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të tregojnë dokumentet e identifikimit”, tha ajo gjatë seancës së KS të OKB-së ku po diskutohet raport i rregullt për punën e misionit UNMIK në Kosovë.