Zeka: Harambashët e VV-së e publikuan një marrëveshje top-sekret të Hashim Thaçit me sekretarin e NATO-s

Ish-deputeti Milaim Zeka ka drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se vitin e kaluar kryeminsitri Albin Kurti e ka publikuar një marrëveshje që sipas tij ishte “Top- sekret” ndërmjet NATO-s dhe Qeverisë së Kosovës.

”Këta harambashët e Vetëvendosjes e kanë publikuar marrëveshjen sekrete ndërmjet ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, për shkuarjen e FSK-së në veri të Kosovës”, tha ai në emisionin “Politiko”.

Sipas tij, mediat në Kosovë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me publikimin e skandalit të Qeverisë për mos nënshkrimin e kontratës për pranimin e 500 mijë vaksinave anti-covid.