Zeka: Krahu pro-serb dhe pro-rus në Kosovë më i fortë se sa në Mal të Zi

Analisti politik Milaim Zeka ka thënë se krahu pro-serb dhe pro-rus në Kosovë është më i fortë se sa në Mal të Zi.

Duke folur në “Debat” te RTK, ai ka zbërthyer shtysën e elementeve që bëjnë deklarime anti-amerikane në Kosovë deri në atë shkallë duke e quajtur Richard Grenellin pro-serb.

“Fuqia e Serbisë dhe e Rusisë në Kosovë përmes parave, përmes një milionë makinacioneve të tjerë është një milionë herë më e fortë se në Mal të Zi, ku ka fituar zgjedhjet krahu pro-serb e pro-rus. Këtu kemi krahun prorus, pro-Erdogan, pro-Vuqiç. Ky krah është kundër SHBA-së, është antikombëtar dhe është për interesat e tyre”, ka thënë Zeka.

Ai ka lavdëruar paraqitjen e kryeministrit Avdullah Hoti në Uashington dhe në Bruksel.