Të shtëna me armë, plagoset një person

Një ngjarje ku është treguar një pakujdesi në përdorimin e armës ka rezultuar në plagosje.

Raportohet se pak më parë është vetëplagosur me armë gjahu, shtetasi me iniciale N. B., banues në fshatin Mehaj të Malësisë së Madhe. Për rastin në fjalë nuk dihen detaje të tjera, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani, raportohet që ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë së personit të plagosur në mbajtjen e armës së gjahut gjatë kohës që ka qenë duke e pastruar.