Zeka: Osmani e Kurti e urrejnë UÇK-në më shumë se Gërvalla

Edhe ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pasi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në Ditën e Çlirimit.

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla në urimin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ky mohim i UÇK-së nga ana e Gërvallës ka ngjallur reagime të shumta, shkruan Demokracia.com.

Së fundmi ka reaguar edhe ish-deputeti Milaim Zeka përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se më shumë se Gërvalla, janë Osmani e Kurti ata që e urrejnë UÇK-në.

“Me pas Donika të njëjtën urrejtje për Beogradin sikurse për UÇK-në, kaherë i kishte zbulua vrasësit e babait!”, ka shkruar ndër të tjerash Zeka.

Reagimi i plotë i Zekës, pa ndërhyrje:

Duhet me falenderu publikisht Doniken per kete urrejtje patologjike qe ka ndaje UÇK-se. Akoma me zi mendon Vjosa me Albinin, po kur e kane mashen Donike, pse me i preke gacat me dore.

Me pas Donika te njejten urrejtje per Beogradin sikurse për UÇK-ne, kahere i kishte zbulu vrasesit e babait!.