Zeka: Shtrojnë asfalte sikur petë laknori (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët, Milaim Zeka thotë se ka denoncuar asfaltin në Qabiq të Klinës, por ka edhe më keq se kjo rrugë.

Zeka përmes një postimi në Facebook, bashkangjitur edhe me fotografi, e quan turp edhe rrugën Drenas-Skenderaj, duke thënë se ende pa u lëshuar për qarkullim, është terror psikologjik.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Ka edhe ma keq se sa ne Qabiq

E denoncova asfaltin sikur pete laknori ne Qabiq te Klines. Po tash shikojeni turpin e rruges Drenas -Skenderaj. Hala pa u leshu rruga, shikojeni se si duket. Krejte kjo rruge eshte bere terror psikologjik per kete ane…