Zeka thotë se është ëndërr e sëmurë e Albin Kurtit se mund t’i fitojë mbi 50 për qind të votave

Milaim Zeka e ka quajtur ëndërr të sëmurë të Albin Kurtit deklaratat se do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave.

Ish-deputeti Zeka këto komente i ka bërë në studion e emisionit Frontal të T7, duke shtuar se nëse Kurti vazhdon të mendojë kështu do të largohet nga skena politike.

“Është ëndërr e sëmurë e Albin Kurtit nëse mendon se do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhje, nëse vazhdon të mendojë kështu ai do të largohet nga skena politike” ,ka thënë Zeka.

Ai tutje ka thënë se edhe Kurti ka pasur në kabinetin e tij njerëz të korruptuar.

Une e çmoj deri në fund Albin Kurtin si një lider me politikë të çmendur por që nuk është i korruptuar. Njerëz dhe këshilltarë të Albinit megjithatë kanë qenë të korruptuar fund e krye. E vërteta është që Kurti e ka rrëzuar vetën e vet”, ka thënë Zeka.

Deklaratë të njëjtë ka dhënë dje edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa duke thënë se VV’ja sheh ëndrra se mund t’i fitojë mbi 50 për qind të votave.