Gjendet pa shenja jete një grua në Liqenin e Badovcit

Një grua është gjetur pa shenja jete në liqenin e Badovcit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Burovci.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen”, ka thënë Burovci.