Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga G20

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj nga marrëveshja e eksportit të grurit me Ukrainën të qëllimshme dhe një deklaratë mjaft të parashikueshme.

“Ky nuk është vendimi që ata morën sot. Rusia filloi të përkeqësonte qëllimisht krizën ushqimore në shtator, kur bllokoi lëvizjen e anijeve me ushqimin tonë”, tha Zelensky.

Kjo i bën jehonë akuzave të mëparshme që ai ka bërë për ndërhyrjen ruse në program përpara se Moska të tërhiqej zyrtarisht, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Si mund të jetë Rusia ndër të tjerat në G20, nëse ajo po punon qëllimisht për të siguruar urinë në disa kontinente? Kjo është marrëzi. Rusia nuk ka vend në G20”, shtoi Zelensky.

Zelensky bëri thirrje për një reagim të fortë ndërkombëtar ndaj pezullimit të Rusisë nga marrëveshja e grurit, veçanërisht nga OKB-ja dhe G20.