Zelensky: Fola me Macronin, armët janë rrugës për në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se në mëngjesin e ditës së tretë të luftimeve, ka biseduar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Ai bëri të ditur se armët dhe pajisjet nga partnerët e tyre janë rrugës për në Ukrainë.

“Koalicioni kundër luftës po funksionon”, ka shkruar Zelensky, transmeton Fokusi.info.

Kujtojmë se presidenti ukrainas u është drejtuar ushtrisë së tij që ata nuk do të dorëzohen dhe se do ta mbrojnë shtetin e tyre.