Zelenskyy: Sulmi në Kharkiv është një krim lufte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, bombardimin e Kharkivit, nga të cilat janë vrarë dhjetëra civilë, e ka përshkruar si një krim lufte.

Sipas raportimit të BBC-së, nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse patën si pikë shënjimi ndërtesa banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, transmeton lajmi.net.

Në komentet e bëra përpara sulmit të fundit në qendër të Kharkiv, Zelensky tha se kishte dëshmi të dëshmitarëve okularë të civilëve që ishin shënjestruar qëllimisht.

“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktiv”, kishte thënë Zelensky gjatë një fjalimi natën vonë drejtuar popullit ukrainas.

“Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se kjo nuk është një breshëri e vetme e rreme, por shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin”.