Profesori i UP-së tregon për ditët e vështira që po kalon ish-ushtari i UÇK-së

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi ka njoftuar për ditët e vështira që po kalon ish-ushtari i UÇK’së, Naim Maloku

Latifi ka thënë për Malokun se është duke u përballur me një sëmundje.

Ai ka shtuar se ish-ushtari Maloku në kohën e luftës rrezatonte profesionalizmin ushtarak me një kulturë të lartë komunikimi dhe siguri bindëse për fitore.

Postimi i plotë i tij:

Një burrë i fortë i UÇK-së, për shkak të sëmundjes, është duke kaluar ditë të vështira. Ky është Naim Maloku. E pata takuar njëherë në Luftën e Kosharës. Edhe në gjeste e rrezatonte profesionalizmin ushtarak, një kulturë të lartë komunikimi dhe siguri bindëse në fitore, tri cilësi këto të mjaftueshme për ta meritu emrin komandant. Djem, – na tha, – shpejt do jemi poshtë në rrafsh.