Zemaj: Metodat pak i keni ndryshuar, me nuanca komuniste që paraqiten edhe para deputetëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka deklaruar se kur trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me institucionet publike duhet të ketë një qasje tjetër.

Madje sipas tij është gabim që të mundohet të bëhet linçimi i të gjithëve në mënyrë kolektive i të gjithë bordit të RTK-së.

“Është e vërtetë që një subjekt politik i cili vjen me një premtim që do të bëjë të ashtuquajturën ç’kapje të institucioneve të pavarura po tregon një formë tjetër që është shqetësuese për mua si deputet, por edhe të qytetarëve.Nuk po flasim për një medium privat, as për një njerëz dhe individ që të cilët nuk njihen por për medium që është publik dhe duhet ti shërbej publikut.Kjo mënyrë që po veproni përkon me atë që po apostrofohet si pjesë e raporteve ndërkombëtare, jo që po cenohet një opinion publik por po shihet tendenca për kapjen e RTK-së, për ti shërbyer një partie apo një kryeministri siç është logjika e tij vepruese si Albin Kurti. Metodat pak i keni ndryshuar, me nuanca komuniste që tregohen e paraqiten para deputetëve dhe i dëgjojnë qytetarët.Komuniste është kolegë të nderuar dekorata e një eksponenti politik që kur të thotë se kur të vi në pushtet, ju mediave të pushtetit me shqelma do t’u largojmë nga aty”, tha Zemaj.

Tutje ai theksoi se sot po tentohet të shkarkohen në mënyrë kolektive bordet, ndërsa linçimi moral që po i bëhet është i papranueshëm.

“Linçimi moral është i papranueshëm, ti thuhet joprofesionist njeriut që në krejt CV e tij nuk e ka asnjë njollë, e ti thotë dikush raporti performanca. Ju thatë se auditori nuk e ka përkrah raportin, tash po thirreni se nuk kanë bërë auditim në Zyrë të Auditorit. Koncentrohuni në çka e keni fjalën, thuni shkurt se është interes që Televizioni Publik të jetë zyrë informative për Vetëvendosjen.A e lejon qytetari, fjala e lirë apo qytetari do të shihet në të ardhmen.Ka njerëz që janë aty që janë të korruptum deri në fyt e që i kanë shërbyer njerëzve politik,por jo të linçohen njerëzit në mënyrë kolektive që gjithë jetën i kanë shërbyer fjalës së lirë.Kjo qasje është dashur të trajtohet ndryshe, të ketë tretman të shihet se cili anëtarë i bordit është pjesë e keqpërdorimeve”, shtoi ai.