Zemaj: Në muajin mars na vijnë 33 mijë vaksina anti-covid

Ministri në detyrë, Armend Zemaj tha se për sigurimin e vaksinës, ministria është angazhuar shumë herët.

Siç thotë ai është dashur të plotësohen disa kushte. Zemaj thekson se 33 mijë vaksina do të vijnë në muajin mars nga Covax.

‘Angazhimin i jonë për sigurimin e vaksinës ka nisur shumë herët, në bashkëpunim me ndërkombëtarët,. Është dashtë disa parakushteve që ti Plotësojmë për blerjen e këtyre vaksinave. Besojmë që shumë shpejt që edhe në Kosovë do të vijnë këto  vaksina, Covaxin e kemi datën,  33 mijë 600 doza, në javën tjetër do filloj prodhimi i tyre për Kosovën dhe është çështje ditësh ardhja e tyre.“, tha Zemaj në kanal10.

Ai thekson se këto vaksina vijnë përmes UNICEF-it.