Kreu i OVL-së reagon për dënimin e Darko Tasiq

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar lidhur me dënimin e serbit Darko Tasiq, i cili u dënua me 22 vite burg për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Gucati ka thënë se Tasiq ka kryer krime mizore në popullsinë shqiptare dhe duhet të marrë dënimin e merituar.

Postimi i plotë i Gucatit:

Vrau e dogji kufoma në Krushë të Vogël, dënohet me 22 vjet burgim Darko Tasiq