Zemaj thotë se lufta e përbashkët ndaj Covid-19 solli rezulate të mira

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën e mbajtur me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka apeluar që të vazhdojmë të mbrohemi ndaj Covid-19.

Ai tha se lufta jonë e përbashkët, ka sjellur rezultate të mira, por këto rezultate nuk duhet të na lejojnë që të lirohemi përtej mase dhe ta humbim besimin, përkushtimin dhe disiplinën.

Tutje, Zemaj thotë se masat e ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor janë konform strategjisë, protokolleve dhe udhëzuesve, mbi të gjitha rekomandimeve që dalin nga vlerësimi i situatës epidemiologjike.

“Sot ky vlerësim është hap i rëndësishëm sepse krahas punës dhe përditshmërisë në menaxhimin e situatës rreth pandemisë Covid-19, duhet të theksojmë, mbi të gjitha të kërkojmë dhe insistojmë në disiplinë dhe korrektësi e bashkëpunim të ndërsjellë prindër-nxënës-mësimdhënës dhe institucionet tona qendrore dhe lokale”.