Zemaj viziton spitalin në Vushtrri

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtorë do vizitojë Spitalin “Sheikh Zayed”, në Vushtrri, ku po trajtohen pacientë me Covid-19 nga Mitrovica, Vushtrria dhe rajonet përreth.

Sipas njoftimit të MSh-së, në ora 15:00, në një konferencë për media, në mjediset e spitalit, do të publikohen edhe rezultatet 24 orëshe për Covid-19.