Zëvendësministri i Drejtësisë: Nuk kemi të drejtë ta shkarkojmë Lumezin, duhet të japë dorëheqje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

Sipas Sallahut, kryeprokurori i shtetit duhet të jap dorëheqje sepse Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejtë ta shkarkojë.

Madje Sallahu tha se Lumezi ka ardhur në krye të Prokurorisë së Shtetit për të mos punuar.

“Kryeprokurori i shtetit ka shkuar aty për të mos punuar. Ne nuk kemi të drejtë ta shkarkojmë. Po të kishte pak integritet moral duhet të kishte dhënë dorëheqje”, është shprehur Sallahu.

“Kryeprokurori po flet me një agjent rus, po ju referohemi gjithmonë përgjimeve”, ka thënë Sallahu.

“Në një shtet normal ky kryeprokuror dhe të tjerët si ky duhet të japin dorëheqje”, shtoi Sallahu.