Zgjedhjet për Kongresin e SHBA, garë e fortë mes demokratëve dhe republikanëve

Beteja për kontrollin e Kongresit amerikan vijon ende teksa votuesit po shkojnë drejt qendrave të votimit. Rezultatet e deritanishme tregojnë garë të fortë mes demokratëve dhe republikanëve ndërsa të dyja partitë mbajnë shpresat për të fituar shumicën e ngushtë.

Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcaktohet ditën e sotme. Mbetet për t’u parë nëse demokratët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke mbështetur politikat e presidentit Biden apo do të zhvendosin pushtetin tek republikanët.

Republikanët e nisën natën me një fitore në Florida, ku guvernatori Ron DeSantis fitoi shumë rajone latine, historikisht demokratike, në rrugën e tij drejt një fitoreje që mund të shërbejë si një pikënisje për një garë presidenciale në 2024.

Ndërsa në Pensilvani, guvernatori demokrat John Fetterman mundi republikanin Mehmet Oz për vendin e senatorit republikan në pension Pat Toomey.

Nëse republikanët do të arrijnë fitore, mund të shtohet trysnia ndaj Biden për të rikandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Zgjedhjet për Kongresin vijnë në një moment të paqëndrueshëm për Amerikën, e cila doli këtë vit nga pandemia e rëndë e COVID-19 dhe tani po përballet me sfida të forta ekonomike.

Në përditësim…

/Shqiptarja.com