Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot i paqëndrueshëm, por do të jetë më nxehtë se sot dhe rigat apo rrebeshet eventuale të shiut do të jenë më të rralla dhe më të izoluara. Do të ketë erëra të lehta dhe mesatare nga veriperëndimi dhe jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Do të jetë më ngrohtë se sot. Rrebeshe të izoluara shiu priten në Mal të Zi.

Të enjtën priten ngritje të ndjeshme të temperaturave si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, megjithatë do të kemi erëra herë pas here dhe vende-vende të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi. Reshje nuk pritet të ketë me ndonjë përjashtim të vogël.

Të premten do të kemi ciklonin e ri i cili me sistemin e tij frontal do të përfshijë Shqipërinë dhe pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Rrebeshe mjaft të fuqishme shiu priten në Mal të Zi.

Rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë do të përfshijnë shumicën e territorit të Shqipërisë, më intensive në veri të vendit. Pasdite reshje shiu dhe rrebeshe priten edhe në territorin e Republikës së Kosovës (më detajisht nesër).

Për fundjavë na pret stabilizim gradual i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan