Zgjim Hyseni i PSD-së: Vetëvendosje është shndërruar në shportë mbeturinash

Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, thotë se aderimi i Mustafë Bajramit në Lëvizjen Vetëvendosje është bërë për vota.

Ai Albin Kurtit i referohet si Bini, duke shtuar se VV është shndërruar në shportë mbeturinash.

“Berrllogu i Binit – berllogu i ricikluar. Riciklimi mund ta rrite Binin, por ajo qe i shtohet partise eshte vlere e shtuar e berllogut. Ky proces eshte ngarendje per pushtet qe te neverite. Ky proces, Binin e ka bere Recycle Bin”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Purgator a Recycle Bin

Cfare eshte dhe si shpjegohet procesi i kalimit te njerezve te korruptuar, rrenca, hipokrite e ekstremiste te Albini?

Personi qe aderon, VV-ne e sheh si purgator. Aty futemi per t’u pastruar, per t’i fshire mekatet. Ne purgatorin e Dantes mund te futeshin mekataret qe mund te falen. Edhe ketu, fakti qe te ka pritur Bini i bie qe nuk je ne rrethin e fundit te mekatareve.

Por, a nuk eshte ky gjykim i tepruar dhe disi vule perfundimtare? Njerezit vertete mund te permiresohen. Tekefundit, gjithe mekatare jemi, apo jo? Cfare te themi? Ne rrethana te tilla duhet pare kontekstin dhe procesin. Nuk mjafton nenshkrimi, qofte ai edhe ferman i Sulltanit.

Ne fakt, momenti kyq kur kisha katolike kishte humbur lidhjen me zotin (lexo: te verteten) eshte pikerisht indulgjenca, kur kisha lante mekatet per para.

Aderimi nuk po behet brenda nje beteje emancipuese. Nuk po behet sepse Mustafe Bajrami nuk u pajtua me AKR, PDK e AAK per privatizimet, ndarjen etnike apo barazine gjinore. Po behet ne kuader te nje oportunizmi elektoral. Asnje ndermjetesim, thjesht vota per pushtet. Partia po behet nje corbë perzier nga liberale, socialdemokrate, erdoganiste e staliniste. Asgje e mire nuk del nga kjo perzierje.

Gjithcka qe e rrite voten pranohet sepse paguhet. Gjithcka qe paguhet falet. Andaj VV sot i ngjan me shume kishes se indulgjences sesa ndonje subjekti qe barte te verteten.

Prandaj, ky proces, me pare sesa purgator eshte recycle bin. Berrllogu i Binit – berllogu i ricikluar. Riciklimi mund ta rrite Binin, por ajo qe i shtohet partise eshte vlere e shtuar e berllogut. Ky proces eshte ngarendje per pushtet qe te neverite. Ky proces, Binin e ka bere Recycle Bin.