Zgjohet në mesnatë nga zhurma, tmerrohet kur sheh krokodilin në pishinë

E zgjuar në mesnatë nga disa zhurma që vinin nga kopshti i shtëpisë, Kerri Kibbe, me të vajtur buzë pishinës sheh me sytë e saj një krokodil në fund të pishinës.

Gruaja, e përfshirë nga paniku, teksa mendonte për tre fëmijët e saj në shtrat në shtëpinë në Punta Gorda, Florida, nis të fotografojë kafshën e frikshme dhe të lajmërojë policinë.

“Kisha frikë se mos dilte, rrëfen gruaja për Cnn. Nuk di ç’mund të bëja po të zhdukej. ”

Pas dy orësh, gruaja nis të marrë frymë lirisht, kur krokodili, mbi dy metra i gjatë, kapet nga autoritetet.

Pasi uragani Irma, në vitin 2017, shkulli avllinë që ndante shtëpinë nga një zonë e pyllëzuar, Kerri, e cila nuk mundi dot ta riparojë për shkaqe ekonomike, si nënë single, tregon se ka parë t’i hyjë në shtëpi shumëçka, por kurrë një krokodil, edhe pse është diçka e zakonshme në Florida.

“Edhe pse të shohësh krokodilë është diçka e zakonshme këtu, as unë dhe as fqinjët e mi nuk kanë parë një të tillë në pronat e tyre private “.

“Është e vërtetë, jetoj në qendër, por është ende një mbretëri e egër: kam parë një ujkonjë, një mace të egër, gjarpërinj, breshka, skifterë, bufë, lepuj…çmenduri “.

Sigurisht që, pas takimit ‘kokë më kokë’ me krokodilin, fundi i lumtur më në fund erdhi, por mbetet gjithsesi një shqetësim për zonjën e shtëpisë: “Shpresoj që fëmijët e mi të mos kenë tani fobi nga pishina”.