Kush e xhiroi dhe postoi rastin e dhunës në Pejë, flet prokurori Juniku

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku, cili është i ngarkuar të merret me rastin që bëri bujë në publik, pasi të dielën një e moshuar u rrah në shtëpinë e pleqve “Orenda” të këtij qyteti.

Ai tha se videon e kanë pranuar nga aktorja, Kaltrinë Zeneli, e cila e ka publikuar në rrjetet e saj sociale.

“Në rastin konkret, pikërisht nga Kaltrina, kemi pranuar xhirimin për këtë ngjarje. Me të pranuar këtë xhirim, nga ana e kryeprokurorit, menjëherë jemi angazhuar të merremi me rastin në fjalë. Kemi vepruar në mënyrë të shpejt dhe efikase, dhe pas gjysmë orë kemi arritur të arrestojmë dy të dyshuarat e para dhe më pas të tretën.

Ai tha se pas intervistimit të tri infermiereve të dyshuara, kanë nxjerr aktvendimin për ndalim e tyre.

Megjithatë, ai shtoi se nuk e di nëse infermierja Giltiana Neziri e ka xhiruar momentin e rrahjes së gruas së moshuar nga infermierja tjetër, Aurona Pelaj.

“Në vazhdimësi do të vlerësojmë. Nuk e di nëse Geltiana ka xhiruar në atë moment. Më parë nuk kemi pasur ndonjë lajmërim, meqenëse ka dyshime se rastet mund të kenë ndodhur, kemi autorizuar policinë ta intervistojë të gjithë personelin që janë në atë shtëpi, kemi kërkuar nëse ka edhe kamera”, shtoi ai në RTV Dukagjini.

Ai tha se Neziri për momentin është vetëm dëshmitare, kurse infermieret e tjera janë të dyshuara që kanë kryer disa vepra penale.