Zhduket 50-vjecari në Dibër, gruaja denoncon në polici: Iku për peshkim…

Nje 50 vjecar eshte larguar nga banesa duke humbur gjurmet ne Diber.

Lajmi u be me dije nga policia e cila theksoi se ngjarja eshte denoncuar ne oret e pasdites se sotme.

Dibër/informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.