Zhduket helikopteri me 7 persona në bord

Një helikopter me 7 persona në bord nuk arriti të kthehej nga një turne në brigjet e Napalit të Kauai në Hawaii të enjten. Edhe tani rojet bregdetare janë në kërkim të helikopterit.

Joint Rescue Coordination Center u njoftua nga pronari i kompanisë së helikopterit pasi mjeti fluturues nuk u kthye në Hawaii.

Një pilot dhe gjashtë pasagjerë ishin në helikopter. Dy prej pasagjerëve besohet se janë të mitur.

Asnjë sinjal nuk është marrë ende nga helikopteri.

Ndërsa në kërkim të tij rojet bregdetare kanë nisur një helikopter MH-65 Dolphin, një varkë shpëtimi si edhe burime të tjera.

/Ora News.tv/