Zhduket në mënyrë të mistershme 26 vjeçari shqiptar në shtetin grek

Autoritetet greke bëjnë me dije se një 26-vjeçar nga Shqipëria është zhdukur pasditen e së hënës më datë 29 korrik.

Ai quhet Lorenc Metaj dhe është i datëlindjes 1 qershor 1993.

Zhdukja e 26-vjeçarit u raportua nga familja e tij në Drejtorinë e Policisë Kalamoti mëngjesin e 30 korrikut.

Menjëherë kanë nisur hetimet për vendndodhjen e tij ndërsa policia po zhvillon kontrolle në gjithë zonën e Chios.

Mediat fqinje shkruajnë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222.