Digjet një shtëpi në Gjakovë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Gjakovës.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur para rreth gjysmë ore në lagjen “Kolonia” të qytetit.

Sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se është thirrur autoambulanca.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë shpërthim zjarri.