Zhduket një femër nga Podujeva

Një femër nga fshati Sfeqel e Podujevës është raportuar e zhdukur.

Siç njofton PK në raportin 24 orësh, një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Fsh. Sfeqel, Podujevë, 04.02.2021-19:00. Më, 10.02.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovar e është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.