Zhduket një grua në Istog

Një banor nga Istogu ka raportuar në Policinë e Kosovës për zhdukjen e bashkëshortes së tij.

Siç thuhet edhe në raportin 24 orësh, që nga 27 gusht, ajo ishte larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku ndodhet.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.