Çekia e mposhti Anglinë, për t’ia vështirësuar punët Kosovës (Video)

Çekia e ka mposhtur Anglinë në shtëpi, duke rrëmbyer pikët e plota në xhiron e gjashtë në Grupin A.

Çekia triumfoi 2 – 1 kundër anglezëve që kishte pothuajse më të mirët në fushë.

Kane zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 0 – 1 në minutën e pestë, por vendasit përmbysën gjithçka.

Fillimisht Brabec shënoi në minutën e 9-të për të barazuar në 1 – 1, derisa golin e tri pikëve e realizoi Ondrasek në minutën e 85-të.

Me këtë fitore befasuese të Çekisë,  humb më së shumti Kosova, që tani përveç se duhet t’i fitojë patjetër ndeshjet me Malin e Zi dhe Çekinë, duhet të fitojë edhe kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”, gjithmonë nëse Çekia i fiton sfidat e fundit.

Pas këtij rezultati, Anglia numëron 12 pikë në pozitën e parë, me pikët e barabarta me Çekinë, që kanë goldiferencë më të dobët, kurse Kosova ka 8 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Mali i Zi ka barazuar 0-0 me Bullgarinë.

https://www.youtube.com/watch?v=flaDS-DaxWI