Zhduket një i mitur nga Rahoveci

Një baba nga Rahoveci ka raportuar në polici se djali i tij i mitur është zhdukur që nga 8 gushti, raporton Fokusi.info.

Ai iu ka thënë hetuesve policorë se djali i tij kishte dalë nga shtëpia dhe që nga mëngjesi i së dielës familja nuk di asgjë për fatin e tij.

Policia ka njoftuar se tanimë ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Fokusi.info/