Kërquki e quan ‘pilifunc’ Enis Spahiun

Zyrtarët e arsimit që deshën të vazhdojnë grevën për rritje page, hasën në një kërcënim gjatë “rrugës”. Ishte pikërisht Ministria e Financave nga ku u bë me dije se nëse edhe për një orë një zyrtar është në grevë, ai nuk do të paguhet për atë orë.

Ky kërcënim, mori disa reagime gjatë ditës e në përkrahje të grevistëve dolën edhe partitë opozitare të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Gazetari kosovar, Leonard Kërquki, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë.

Ai e ka krahasuar një thirrje të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për thirrjen ndaj mërgimtarëve që të aplikojnë për punë në Qeverinë e Kosovës me deklaratën e Spahiut.

Kërquki shkroi se për mentalitetin e Qeverisë aktuale kosovari i mirë është ai që largohet nga Kosova dhe të vrarët në luftë.

Madje i njëjti e quajti sekretarin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Enis Spahiun edhe “pilifunc”.

“Kryeministri Kurti paska realizu video për me ju bo thirrje mergimtareve qe te aplikojne per pune gjashtemujore ne Qeverine e Kosoves. Fjala eshte per 10 mergimtare qe do te paguhen nga 1 mije euro. Nderkohe, nje pilifunc i Ministrise se Financave i kercenon grevistet se do t’ua ndale pagat secilit qe proteston. Besoj, heren tjeter do t’i kercenojne me largim nga puna. Per mentalitetin e Qeverise aktuale, kosovari i mire eshte vetem ai qe ka ike prej Kosoves dhe ata qe jane vrare ne lufte.”, ka shkruar Kërquki.