Zhduket pa asnjë gjurmë ish-shefi i policisë në Malin e Zi

Ish-shefi i policisë së Ulqinit është zhdukur pa lënë gjurmë që prej 27 majit.

Denoncimin për Rudolf Elezoviç, e ka bërë bashkëshortja e tij Marina Elezoviç. Nga hetimet e para të policisë, rezulton se telefoni i ish-shefit të policisë është i fikur dhe çdo gjurmë nga Elezoviç është zhdukur që prej 27 majit.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për pothuajse gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç.

Euronews.al